Futbollisti legjendar i Romës, që është shfaqur në foto në versionin bonapartist, Françesko Toti, sikurse duket qartë, tani për tani, nuk ka ndërmend që ta lejë futbollin. Megjithëse është 40 vjeç, ndërkohë që kontrata me Romën i përfundon atij në fund të sezonit, Toti, megjithatë, nuk ka në plan që të dalë në pension. Ai deklaroi, se ka besim te trupi dhe koka e tij.
“Në futboll, asnjëherë, nuk i dihet. Kisha ndërmend që ta lija futbollin vitin e kaluar, pasi mendova se puna nuk po ecte mirë. Por, megjithatë, tani, unë kam besim te trupi dhe koka ime. Unë mund të ofroj akoma gjera të mira dhe e ndjej veten mirë”, i deklaroi Toti medias italiane.