E ardhmja e Marko Veratit në PSZH mbetet e panjohur, kështu që ai po tërheq vëmendjen e disa klubeve të mëdhenj evropianë, midis tyre edhe të Realit Madridit dhe të Çelsit. Sidoqoftë, ka shumë mundësi që ai të kthehet në Itali, ku Juventusi, Interi dhe Milani janë të interesuar për këtë lojtar të ri të përfaqësueses italiane.
Sipas gazetës “Koriere delo Sport”, Juventusi po planifikon një transferim të madh të tij gjatë sezonit veror dhe Verati ndodhet në krye të listës së futbollistëve të dëshiruar, por, megjithatë, duhet të kihet parasysh edhe Interi, pasi edhe “nerazurët” duhet të realizojnë, të paktën, një transferim të madh. Nga ana tjetër, Milani, shumë shpejt, do të ketë pronarë të rinj që, me siguri, do të duan që të sjellin në ekip ndonjë yll të madh dhe, këto kohët e fundit, emri i Veratit po lidhet me këtë klub.