Klop: Dyert e Liverpulit janë të hapura për Stiven Xherardin

Legjenda e Liverpulit dhe e përfaqësueses së Anglisë, Stiven Xherard, deklaroi, ditët e fundit, se i dha fund karrierës së tij si futbollist. Ky futbollist 37-vjeçar, gjatë një sezoni e gjysmë të fundit, ka luajtur me Los Anxhelosn Galaksinë, por, menjëherë pas shpalljes së këtij vendimi të tij, u prononcua trajneri gjerman i “të kuqve”, Jyrgen Klop.

“Dyert e tona në klub do të jenë, gjithnjë, të hapura për Stivenin. Nëse do të dëshirojë dhe unë jam i sigurt se ai do të dëshiroj që të vazhdojë që të merret më futboll, ne jemi gati që ta mbështesim. Unë jam shumë i kënaqur se ai do të kthehet në qytetin tonë dhe, dashtë Zoti, edhe në klubin tonë”, thotë Klopi. Xherardi, të gjithë karrierën e tij evropiane, e ka kaluar në Liverpul. Si djalosh, ai kaloi të gjitha kategoritë në akademinë ë futbollit të këtij ekipi dhe, gjatë viteve 1998 – 2015, ai ka luajtur në 504 ndeshje me “të kuqtë”, ndërkohë që me ekipin përfaqësues të Anglisë ka zhvilluar 114 ndeshje, në të cilat ka shënuar 21 gola.