Në Nion të Zvicrës u hodh shorti i fazës së 1/8 të finaleve të Europa League dhe ajo që të bën përshtypje është se në këtë fazë nuk ka përplasje derbi, dmth sfida mes skuadrave që janë nga i njëjti shtet edhe pse Spanja ka 3 përfaqësuese, Italia e Anglia 2. Këtë radhë goglat e shortiy patën një shpërndarje të plotë mes skuadrave dhe sfidat interesante nuk mungojnëe. është ky rasti i përballjes italo-gjermane mes Interit e Ajntrahtit të Frankfurtit me këtë të fundit që nuk ka humbur ende asnjë ndeshje në këtë turne.
Skuadra tjetër italuiane do të luajë ndaj Salzburgut një skuadër që ka bërë paraqitje pozitive në Europa League dhe që ka në radhët e tij golashënuesin më të mirë Dabur. Shorti u buzëqeshi më shumë Arsenalit e Celsit që do të përballen me Dinamon e Kievit dhe Ren
Për sa u përket ekipeve spanjolle, Sevija që është tashmë një eksperte e Europa League do të luajë ndaj Slavias së Pragës, Valencia do të përballet me Krasnodarin, ndërsa Vijarreali do të luajë me Zenit Shën Pjetërburg
Ndeshjet e para të 1/8 të finaleve do të luhen në 7 mars, ndërsa ato të kthimit në 14 mars. Ja ciftet e kësaj faze të Europa League.
Celsi-Dinamo Kiev
Ajntraht Frankfurt-Inter
Dinamo Zagreb-Benfika
Napoli-Salzburg
Valencia-Krasnodar
Sevija-Slavia Pragë
Arsenal-Ren
Zenit-Vijarreal
sfidanti.al