Rakitiçi do të largohet nga Barcelona, a kushton ikja 40 milionë euro?

“Gazeta delo Sport” shkruan se drejtorët e mëdhenj të Interit dhe të Barcelonës, përkatësisht Marota dhe Lusilio, kanë zhvilluar bisedimet e para për shitblerjen e Ivan Rakitiçit. Thuhet se klubi interist ofroi 35 milionë euro, por klubi katalonjës kërkon 45 milionë euro.
Mediumi italian i lartpërmendur shkruan se të dyja palët tanimë kanë rënë dakord për 40 milionë euro dhe kështu gjatë verës së ardhshme mesfushori kroat do të shpërngulet nga Barcelona në Milano.
Rakitiçi është një lojtar i rëndësishëm për Barcelonën, por sezonin e ardhshëm pritet që në klubin katalonjas të vijë mesfushori i ri i talentuar holandez Frenki de Jong nga Ajaksi, kështu që vendi i mesfushorit kroat në formacion do të vihet në dyshim.
Sa për kujtesë, Rakitiçi në ndeshjen kundër Lionit në 1/8-tën e finaleve të Ligës së Kampioneëve luajti ndeshjen e 250-të me Barcelonën.
Sfidanti.al