Rudigeri i pakënaqur nga Sari: Sikur jemi në shkollë, u lodhëm…

Pjesëtari i përfaqësueses gjermane që luan me Çelsin, Antonio Rudiger (25 vjeç), duke folur për situatën, mbas ardhjes në krye të këtij klubi londinez të trajnerit italian Maurcio Sari, vuri në dukje se gjendja aktuale atij i kujton ditët e shkollës, kur mësuesit u përsëritnin shpesh mësimet nxënësve dhe se një e tillë të lodhë mendërisht.
“Unë nuk e kam fjalën për lodhjen fizike, sepse problemi ynë nuk është fizik. Sari synon që të aplikojë disa plane taktike të tij. Kjo është mënyra e tij e punës dhe ai vazhdon me të tijën. Për shumicën tonë, kjo është një diçka e re. Kjo gjë më kujton mua ditët e shkollës, kur ne ishim të detyruar të rrinim ulur në bankat e klasës dhe të dëgjonim përditë ato që na shpjegonin mësueset. Një gjë e tillë të lodhë mendërisht, kurse ne duhet të bëjmë punën tonë. Momentalisht, ne nuk e kemi të madh besimin te vetëvetja dhe kjo është arsyeja që ne luajnë nën nivel”, vuri në dukje mbrojtësi i “bluve” të Londrës.
Sfidanti.al