Tifozët e Bajernit të Mynihut u bënë protagonistë gjatë ditës së martë teksa zhvilluan një marshim në rrugët e Liverpulit sigurisht nën shoqërinë e policisë. të pranishëm ishin 3000 tifozë edhe pse Bajerni deklaroi shitjen e 2000 biletave për këtë ndeshje. Duke qëndruar te biletat, aventurat e bavarezëve në tokën angleze nuk përfunduan këtu. Në fakt gjatë ndeshjes në sektorin e tyre në Anfield u shfaqën 3 parrulla që ishin një protestë kundër cmimit të biletave të ndeshjeve në transfertë në Ligën e Kampioneve
‘Biletat në transferte: Liverpul 48 Paund, Bajern 55 Euro. Lakmia nuk njeh limit. 20 Euro është mjaftueshëm-lexohet në këto parrulla të tifozëve gjermanë të cilët u përshëndetën edhe nga ata të Liverpulit.
sfidanti.al