Bejl, ç’paske bërë që rrezikon 12 ndeshje dënim në Spanjë?

Thuajse një “ekzekutim” sportiv. i tillë duket dënimi “në horizont” për Garet Bejlin, pasi u sulmua nga vetë shefat i La Ligës në Spanjë. Bordi drejtues i ligës interpretuan si ofendim të madh mënyrën e festimit të golit të tij, shënuar në derbin ndaj Atletikos në “Uanda Metropolitano”. Liga botoi një deklaratë ku gjesti i Bejlit me dy pëllëmbët e duarve u interpretua si mënyrë për t’i treguar gishtin e mesit tifozëve kundërshtarë.

Uellsiani rrezikon deri në 12 ndeshje pezullim, që do të ishte një goditje e rëndë për të, por edhe për Realin, pasi do të humbiste thuajse gjithë pjesën e mbetur të kampionatit. Edhe mediat spanjolle bënë një interpretim të tillë të veprimit të Bejlit.

Sfidanti.al