Në Itali e quajnë si një operacion të madh dhe që mund të përfundojë me sukses nëse do të zhvillohet siç duhet. Në Angli, thjesht e japin si lajm, pa i bërë komente të mëdha, por duket se transferimi i mundshëm i Mohamed Salahut tek Juventusi, mund të quhet “ëndrra e një nate dimri”. Deri tani kemi dëgjuar titullin “ëndërr e një nate vere”, dhe dëshira e italianëve me shumë gjasa do të mbetet një ëndërr.
Oferta është e madhe, 50 milionë euro plus kartonin e Paulo Dibalës, por ka disa “kleçka” që prishin punë. Së pari, Jurgen Klop nuk ka nevojë për para, por për lojtarë. Së dyti, Salah është kaq shumë i përshtatur me skemat e trajnerit gjerman, saqë ai nuk do të bindej që ta humbiste për asgjë në botë. Për më tepër, vetë futbollisti po shënon mjaft në Angli, arriti vjet në finalen e Championsit, dhe është në krye të Premier Ligës. Së fundi, ai firmosi në korrik një kontratë 5-vjeçare, madje pa klauzolë transferimi, dhe Liverpuli është në pozita të forta për të mos e lëshuar.
Sfidanti.al