F1, Meklaren prezanton makinën e re Mcl34

Meklaren është skuadra e radhës që prezanton makinën e re për Botërorin e Formula 1, Mcl34 në selinë e skuadrës në Uoking në Britaninë e Madhe. Makina këtë vit do të drejtohet nga Karlos Sainz dhe Lando Norris, një dyshe krejtësisht e re skuadre në Formula 1.

Makina e re e Meklaren do të ketë motorët Renault E-Tech 19, ndërkohë që telajo e saj do të ketë edhe këtë vit ngjyrë portokalli, por do të ketë edhe pak më shumë ngjyrë blu te metalizuar në kofanon e motorit.

‘Kemi një dyshe të re pilotësh-tha Zak Braun, Shefi Ekzekutiv i Meklaren Racing-ata përfaqësojnë një brez të ri të talentuar të Formula 1. Janë pjesë e skuadrës dhe përforcimi kolektiv për të bërë që Meklaren të ecë përpara’.

sfidanti.al