Diego Simeone vazhdon të jetë i dashuruar me Atletiko Madrid. tashmë nuk ka më dyshime pasi ka ardhur edhe zyrtarizimi i rinovimit të kontratës së tij me ‘Los Colchoneros’ deri në 30 qershor të vitit 2022. Zyrtarizimi u bë pikërisht të enjten e 14 shkurtit që është edhe Dita e të Dashuruarve që për më tepër korrespondon edhe me numrin e fanelës 14 që ka mbajtur Simeone në periudhën e tij si futbollist.
Me këtë kontratë të re, Simeone hyn në elitën e trajnerëve më të paguar në botë pasi ai do të përfitojë 20 milionë Euro në sezon, në formën e pagës dhe bonuseve të tjera. Bisedimet mes drejtuesve të Atletikos dhe Simeones kishin nisur që në verën e kaluar dhe akordi paraprak ishte arritur përpara periudhës së Krishtlindjes, por zyrtarizimi u vendos që të bëhej në një datë të vecantë si 14 shkurti për ta bërë akoma më tërheqëse historinë.
Por jo vetëm kaq, Simeone do të ketë akoma më shumë pushtet brenda klubit që sipas presidentit Cereso duhet të bazohet te principet e Simeones. Me këtë kontratë të re shuhet ëndrra e Interit dhe tifozëve të tij për ta parë së shpejti argjentinësin në Milano. Diego Simeone e mori drejtimin e Atleticos në vitin 2011 duke fituar me madrilenët 7 trofe në 7 vjet.
sfidanti.al