I kishin bërë gati “funeralin”, Skënderbeu pret në besë fallxhorët …

Edhe nga “dita e berberëve”, siç e quanim dikur të hënën e gënjeshtrave, mund të ketë diçka të vërtetë! Për shembull ndeshja Skënderbeu me Laçin ishte konsideruar një gjah fare i kollajshëm, aq sa më të shumtët flisnin për humbjen e radhës së Skënderbeut me Laçin, duke u gënjyer edhe nga “krushqia” e viteve të kaluara. Ajo që ndodhi , nuk e meritonte ditën e hënë, nuk e meritonte shpjegimin djallëzor se nuk do të bëhej qameti nëse vargut të humbjeve do t’i shtohej edhe kjo me Laçin…
Skënderbeu është ringjallur në një ditë të hëne, si për inat të atyre që po i paguanin funeralin . Është çuar në këmbë për të fituar një ndeshje pas afro 3 muajsh, duke ndjellur tersin tek të gjithë orakujt e kampionatit, ata që ia kishin paracaktuar rolin si një humbës serial. E dimë të gjithë se Superliga është toka e futbollit që lind “kasandra”, ato që lexojnë ndeshjen para se të luhet, ndaj që ndodhi ishte pabesi e mirëpritur…
Një pabesi që rriti permasat, e cila u bë spot i kësaj jave po të kujtosh edhe prapësinë e bukur të Tiranës në fund te ndeshjes me Kukësin, për të cilën vinin dorën në zjarr skenaristet se ,çfardo që mund të sajohet në atë fushë , një barazim do të ishte ..lavdishëm për bardheblutë.

Sfidanti.al