Në ndeshjen e fundit të Serisë A Interi shënoi fitoren e parë për vitin 2019, duke mundur 1-0 Parmën në fushën e kësaj të fundit. Goilin e vetëm të ndeshjes e shënoi Lautaro Martinez, ndërsa vazhdoi “agjërimin” e tij kapiteni i ekipit, Mauro Ikardi, kur është fjala për kampionatin italian. Tifozët janë shumë të pakënaqur nga ky fakt, ndërkohë që ai refuzon të nënshkruajë kontratën e re, duke paraqitur kërkesa të larta.
“Ne duhet të ulemi dhe të bisedojmë për atë që po ndodh këto muajt e fundit”, deklaroi trajneri i Interit, Luçiano Spaleti, dhe shumëkush e kuptoi se ai kishte parasysh bashkëshorten dhe agjenten e Ikardit, Vanda Nara, që qëndron mbas pretendimeve të larta të futbollistit argjentinas.
Media italiane vë në dukje se në fund të sezonit Interi do ta shesë kapitenin e ekipit, duke pasur parasysh formën e tij të ndryshueshme, por, sidoqoftë, jo më pak se 100 milionë euro.
Sfidanti.al