David de Gea fut “djallin” në shpirt, kërkon 350 mijë stërlina në javë

Megjithëse kontrata e portierit spanjoll të Mançester Junajtidit do edhe 18 muaj që të mbarojë, krerët e këtij klubi duan që të nënshkruajnë sa më shpejt që të jetë e mundur një kontratë të re me David de Gean.
Bisedimet përkatëse tanimë kanë filluar dhe duket se gjithçka po shkon mirë, ndërsa De Hea është gati ta vazhdojë bashkëpunimin, por ai ka një kusht kryesor – rritjen e pagës.
Momentalisht, futbollisti më i paguar te “djajtë e kuq” është Aleksis Sançez që fiton në javë rreth 400 000 sterlina, kurse De Gea kërkon 350 000 sterlina.
De Gea ka ardhur te Junajtidi më 2011 nga Atletiko e Madridit dhe deri tani ka zhvilluar 346 ndeshje, ndërkohë që në ndeshjen e fundit që “djajtë e kuq” e fituan 3-0 ndaj Fullhemit, ai e ruajti të paprekur rrjetën e portës së vet për të gjashtën herë gjatë këtij sezoni.
Sfidanti.al