Ademi si në filma: Nxjerr shpatullën dhe.. ai vazhdon lojën!

Arian Ademi duket me të vërtetë i “pashkatërrueshëm”, duke qenë se në ndeshjen e fundit mes Dinamos së Zagrebit, kapiten i së cilës është ky futbollist me kombësi shqiptare nga Maqedonia, dhe Istras 1961 ai nxori jashtë vendit shpatullën e tij, por mjeku ia vuri menjëherë në vend dhe ai, për habi të të gjithëve, vazhdoi lojën, ndërkohë që pak minuta më parë qëndronte shtrirë në fushë dhe bërtiste, për shkak të dhimbjes së fortë!
Dëmtimi i kapitenit të vet e shqetëson klubin dinamovit, sepse ai është një lojtarët më të rëndësishëm të tij, ndërkohë që ky ekip kroat shumë shpejt do të luajë në kuadrin e fazës nokaut të Ligës së Evropës kundër Viktoria Pëlzenit.
“Gjithçka do të shkojë në rregull lidhur me Ademin, ai thjesht është i pacenueshëm”, deklaroi trajneri i Dinamos së Zagrebit.
Sfidanti.al