Misteri i trefishtë i darkës (së ndarë), Bekam-Zidan e Poçetino

Nuk kanë qenë në të njëjtën tavolinë, dhe kjo nuk është edhe aq pak. Lajmet për një darkë të Dejvid Bekamit, Zinedin Zidanit dhe Maurisio Poçetinos, në një restorant të Londrës, patën një “korrigjim”, pasi mediat mësuan nga punonjësit e lokalit se trajneri i Totenhemit nuk ishte bashkë me dy emrat e tjerë të shquar të futbollit, por shkoi t’i takonte.

Gjithçka ndodhi në restorantin italian “Lokanda Lokateli”, ndërsa spekullimet janë të pafundme për domethënien e kësaj që ndodhi. Një variant është që Bekam e Zidan po sillen si “ambasadorë të Realit” për ta bindur Poçetinon të shkojë në Madrid, në verë.

Një version tjetër është që Bekam po punon për Mançester Junajtidin për të kandisur Poçetinon të shkojë në verë në “Old Traford”, ndërsa mundësia tjetër është që Bekami po përpiqet t’i mbushë mendjen Zidanit që të jetë ai trajner i Junajtidit. Ka edhe një hipotezë të fundit, që Bekam e Zidan po darkonin bashkë si shokë të vjetër dhe që Poçetino rastësisht u ndodh aty, ndonëse në botën e futbollit, rastësitë sikur nuk ta mbushin shumë mendjen.

Sfidanti.al