Monako, mbas një kohe të gjatë, më në fund, arriti te fitorja, duke mundur në fushën e vet, në kuadrin e Ligës së 1-rë franceze, Tuluzën 2-1, ndërkohë që golin e fitores e shënoi përforcimi i ri i klubit “princëror”, Sesk Fabregasi sapo i ardhur nga Çelsi. Ai deklaroi se misioni kryesor i ekipit tani është mbijetesa në kampionatin elitar francez.
“Kjo fitore na jep neve një motiv të fortë. Ne e kemi nisur nga fundi, por ne e dimë misionin tonë – Monako duhet të sigurojë mbijetesën. Deri në fund të sezonit ne kemi edhe 15 ndeshje, të gjitha finale për neve dhe ne kështu e konsideruam edhe ndeshjen kundër Tuluzës. Ne bëmë edhe gabime, për dëshira për të fituar ishte shumë e madhe”, tha Fabregasi.
Monako, mbas 23 raundesh, ka 18 pikë dhe ndodhet në vendin e 18-të të tabelës së klasifikimit me të njtën numër pikësh sa edhe Kaeni, por, sidoqoftë, ende poshtë “shkallës” që të çon një kategori më poshtë.
Sfidanti.al