Marko Rojs, Dortmundi ka një kapiten që mërzitet se shënon … pak!

Këtë sezon është një nga shënuesit më të mirë të Bundesligës, ndonëse nuk është sulmues, dhe padyshim lojtari numër 1 deri tani. Marko Rojs, padyshim i denjë si kapiten i Dortmundit, po e udhëheq ekipin drejt titullit kampion, duke pasur një epërsi 7-pikëshe nga “i plotfuqishmi” Bajern.

Me 13 gola e 9 asistë ai lë prapa çdo lojtar tjetër. Luka Joviç i Frankfurtit ka 14 gola, pra një më shumë sesa Rojsi, por ka shumë më pak asiste (5). Po ashtu, Robert Levandovski është autor i 12 golave dhe i 8 asisteve, më pak se dortmundasi. Të mos harrojmë se Joviç dhe Levandovski janë sulmues, pra më pranë portës sesa Rojsi.

Gjithsesi, 29-vjeçari është një njeri tepër kërkues ndaj vetes, dhe mërzitet që nga 18 raste të pastër që ka krijuar këtë edicion në Bundesligë, ai ka humbur 11, një rekord i kampionatit. Mjaft nga golat kanë ardhur jo nga raste të pastër.

“Jam shumë i mërzitur që nuk i kam shfrytëzuar këto mundësi”, – shprehet kapiteni. Menaxheri i klubit, Mikael Cork, përpiqet ta qetësojë. “Marko po punon shumë për t’u përmirësuar, por është meritë e madhe e tij që krijon kaq shumë raste. Gjithsesi, është e qartë, se jo çdo rast mund të kthehet në gol. Marko do të dijë ta përballojë këtë presion”.

Portieri i Dortmundit, dhe shoku i Rojsit, Roman Byrki, shton: “Marko është aq i fortë sa t’ia dalë ndaj gjithçkaje, madje është i fortë edhe në kokën e tij”.

Sfidanti.al