Novak Xhokovic vendosi një rekord të ri në botën e tenisit teksa u bë i pari që fiton turneun e Australian Open për herë të 7 në karrierën e tij duke lënë pas një legjendë që është ende në aktivitet si Roxher Federer që është ndalur për momentin në 6 tituj në turneun e Melbërnit që është edhe i pari turne Grand Slam i cdo viti.
Por tenisti zviceran është në kuotën e 20 titujve Grand Slam në karrierë, dicka që është bërë objektivi i Xhokovic edhe pse ky i fundit deklaron se ende është larg Federerit.
‘Të bësh historinë në këtë sport që unë e adhuroj është dicka speciale-tha Djokovic-është dicka që padyshim më motivon. Ajo që dua është të përmirësoj vazhdimisht lojën time dhe të ruaj formën fizike, psikologjike dhe emotive. Kjo do të më japë mundësinë që zhvilloj lojë të një niveli të lartë dhe në vitet që do vijnë për t’iu afruar akoma më shumë rekordit të Federer’.
sfidanti.al