Karlo Ançelotit nuk i ndahet shpirti nga Hames Rodrigues…

Karlo Ançeloti synon që ta shfrytëzojë situatën e krijuar te Bajerni i Mynihut, më saktë pakënaqësinë e Hames Rodrigezit dhe mosbesimin që ka te ky futbollist kolumbian trajneri i klubit bavarez, Niko Kovaç. Rodrigezi, në fakt, ka luajtur gjithsej në 12 ndeshje, duke qenë se ka qenë i dëmtuar, por edhe për shkak të mosbesimit që ka tek ai trajneri kroat i Bajernit.
Hames Rodrigezi i është dhënë hua për dy vite nga Reali i Madridit klubit bavarez me opsionin e blerjes së tij definitive, por Bajerni nuk duket se ka ndonjë synim që ta blejë futbollistin kolumbian.
Pikërisht këtë situatë synon që ta shfrytëzojë trajneri i Napolit, Ançeloti, që ka bashkëpunuar me Rodrigezin te Reali më 2014. Klauzola e shitjes së Rodrigezit nuk është e madhe, “vetëm” 42 milionë euro, kështu që Bajerni e ka të lehtë që ta blejë këtë futbollist kolumbian, por vetëm nëse dëshiron.
Sfidanti.al