Mik Shumaher, djali i 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Mikael mund të jetë piloti testues i Ferrarit në testet që do të zhvillohen gjatë sezonit. Sipas informacioneve më të fundit do të jenë dy pilotë të rinj që do të provojnë Ferrarin në testet pas garës së Bahreinit dhe atyre pas garës së Spanjës dhe njëri prej tyre është pikërisht Shumacher Jr i cili shumë shpejt do të hyjë zyrtarisht në Akademinë e pilotëve të Ferrarit.
Lajmi u publikuar nga portali motorsport.com sipas të cilit për Mik Shumaher është një mundësi e mirë që të kryejë një ditë testesh me Ferrarin dhe për të marrë vlerësimin nga teknikët e skuderisë italiane. Në listën e kandidatëve të Ferrarit janë edhe 18 vjecari australian Markus Armstrong, Kallum Ilot dhe Antonio Fuoko me këtë të fundit që e testoi Ferrarin dy sezone më parë në Barcelonë
Nëse gjithcka do të konfirmohet, rikthimi i një Shumaheri te skuadra e Ferrarit do të jetë lajmi i ditës në të gjithë botën. Kokëkuqja italiane askush nuk e përjashtoi mundësinë që Mik Shumaher të bëhej pjesë e Akademisë së kësaj skuadre, madje Arrivabene në muajin tetor deklaroi se mbiemri Shumaher do t’i ketë gjithnjë të hapura dyert e Ferrarit. Tratativat për regjistrimin e Shumaher Jr në Akademi me zëdhënësen e Mikael që tani është agjentja e Mik, Sabin Kehm, kanë përparuar shumë dhe mungon vetëm firma në kontratë.
Mik, kampioni i Evropës në Formula 3, edhe këtë vit do të garojë me skuadrën e Prema Poëerteam dhe do të jetë i impenjuar me kohë të plotë në Formula 2, por ai e ka marrë tashmë superlicencën e Formula 1.
sfidanti.al