Australian Open, eliminohet Mërrej, britaniku luajti ndeshjen e fundit të karrierës?

Eliminimi i Endi Mërrejit që në raundin e parë të Australian Open është lajmi i ditës në të gjithë median sportive botërore. Kjo jo vetëm për rezultatin, por për faktin se ajo me Roberto Bautista Agut mund të jetë sfida e fundit e karrierës së tij si tenist. Në Melbërn, britaniku dhe spanjolli i dhane jetë një dueli të fortë që zgjati 4 orë. Bautista ishte ai që fitoi ndeshjen 3-2, por standing ovationi i publikut i shkoi i gjithi Endi Mërrejit pasi të gjithë u ngritën në këmbë për ta duartrokitur, madje edhe në momente kur ndeshja nuk kishte përfunduar duke e emocionuar shumë tenistin 31 vjecar

‘Ju falenderoj të gjithëve-tha Mërrej pas përfundimit të ndeshjes-kam luajtur këtu për shumë vjet. Është një vend i mrekullueshëm për të luajtur tenis. Nëse kjo ishte ndeshja ime e fundit atëherë karriera u mbyll në mënyrë të mrekullueshme. Dhashë maksimumin tim por nuk mjaftoi, kështu që uroj Roberton dhe stafin e tij

Përsa u përket të mëdhenjve të tjerë, Roxher Federer dhe Rafael Nadal nuk patën probleme për t’u kualifikuar për në raundin e dytë në Australian Open. Zvicerani mundi Denis Istomin 3-0 me sete 6-3;6-4;6-4, ndërsa Nadal fitoi ndaj Dakuorth në 3 sete 6-4;6-3;7-5.

sfidanti.al