UEFA, vendim historik; skualifikon Lovren, fyeu Serhio Ramos në rrjetet sociale

UEFA merr një vendim të paprecedentë; skualifikoi Dejan Lovren me 1 ndeshje pezullim me përfaqësuesen kroate pasi ofendoi Sergio Ramos nëpërmjet rrjeteve sociale. gjithcka ndodhi në 15 nëntor kur Kroacia mundi Spanjën 3-2 në ndeshjen e vlefshme për Nations League.

Pas kësaj fitoreje, Lovren e lëshoi më shumë sec duhet veten në deklaratat e tij kundër Serhio Ramos të bëra nëpërmjet Instagramit. ‘i dhashë një goditje të mirë me brryl-pranoi Lovren duke vijuar me provokimet ndaj rivalit të tit-vazhdo të flasësh, mik’.

Por Lovren nuk e la me kaq, por i zgjeroi fyerjet duke i përkufizuar spanjollët si një tufë femrash dhe e gjithë kjo u pasua me një ‘like’ te një postim ku ishte një foto e tij teksa godet me kokë mbrojtësin e Realit të Madridit.

Për UEFA e gjithë kjo ishte dicka e rëndë dhe nuk ishte thjesht një provokim miqësorë kështu që qeveria e futbollit evropian e ndëshkoi me një ndeshje pezullim me përfaqësuesen kroate që do të thotë se Lovren nuk do të luajë në sfidën e parë kualifikuese të Euro 2020 mes Kroacisë dhe Azerbajxhanit.

sfidanti.al