Inter-Ikardi, tentohet rinovimi; të martën takim me Vanda Narën

Pas deklaratave të fundit të familjes Ikardi, Interi vendosi të lëvizë për rinovimin e kontratës. Në harkun e pak ditëve, saktësisht ditën e martë, drejtuesit e klubit zikaltër do të takohen me Vanda Narën, bashkëshorten e njëkohësisht agjentin e Mauro Ikardit.

Interi padyshim nuk dëshiron aspak që të privohet nga shërbimet e kapitenit të tij dhe në të njëjtën kohë preferon që i gjithë operacioni të bëhet pa shumë publicitet në rrjetet sociale. Dhe në këtë pikë ajo që duhet te tregohet indiskrete është pikërisht Vanda Nara e cila kohët e fundit me postimet e saj ka bërë që të shpërthejnë shumë zëra në lidhje me të ardhmen e Mauro Ikardit.

Ndërkaq, vetë Ikardi po punon për ndeshjen e parë të Interit për vitin 2019 që është ajo me Beneventon për Kupën e Italisë me sulmuesin argjentinas që pritet ta nisë atë nga stoli. Sigurisht kjo nuk është një formë ndëshkimi për Ikardin për vonesën në stërvitje, por thjesht ideja e Spaletit për ta ruajtur formën e argjentinasit për rifillimin e kampionatit.

sfidanti.al