“Frans Futboll”: Kulibali, shumë shpejt te Mançester Junajtidi!

Një nga mediumet më të shquar në Francë, “Frans Futboll”, shkruan se mbrojtësi i Napolit, Kalidu Kulibali, vazhdon të mbetet objektiv primar transferimi i Mançester Junajtidit, megjithëse ky lojtar senegalez pak kohë më parë e vazhdoi kontratën me klubin napolitan. Ky futbollist 27-vjeçar po luan shkëlqyeshëm me Napolin dhe, sipas shumëkujt, ai është një nga mbrojtësit më të mirë aktualë në botë.

Drejtori i madh i Junajtidit, Ed Uduord, sikurse duket, nuk do t’i kursejë paratë që ta sjellë atë te “djajtë e kuq”. “Frans Futbolli” vë në dukje se në “Old Trafford” gjatë këtij dimri nuk priten transferime të mëdha, prandaj e gjithë vëmendja është përqendruar te Kulibali.

Sfidanti.al