Reali e ka përcaktuar tashmë objektivin kryesor të transferimit

Reali i Madridit nuk ka më asnjë dilemë lidhur me objektivin e tij kryesor të transferimit dhe tani ky klub është përqendruar te sjellja në “Santiago Bernabe” të mbrojtësit të Portos, Eder Militao. Në fakt, kontrata e këtij të fundit me “dragonjtë” e Portos ka një kohëzgjatje deri më 2023, por, sidoqoftë, kjo kontratë ka opsionin e blerjes së tij nga një klub tjetër, nëse për të paguhen të paktën 42 milionë euro. Thuhet se deri në fund të sezonit kjo shumë mund të arrijë deri në 50 milionë euro.Më parë, u përhap një informacion se për Militaon interesohet edhe Mançester Junajtidi.

Sa për kujtesë, ky futbollist brazilian erdhi te Porto vitin e kaluar, ndërkohë që gjatë sezonit aktual të kampionatit portugez ai ka luajtur 13 ndeshje, ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist goli.

Sfidanti.al