Yjet e Junajtidit duan angazhim kohëgjatë për Solskjerin

Nën drejtimin e Ole Solskjerit, Mançester Junajtidit lidhi bashkë pesë fitore dhe ai është ripërtërirë plotësisht brenda një kohe të shkurtër që nga shkarkimi i trajnerit të mëparshëm, Zhoze Murinjo. Për këtë arsye, shumica e lojtarëve të formacionit të parë kërkonqë trajnerit norvegjez t’i sigurohet një angazhim kohëgjatë në stolin e drejtimit të “djajve të kuq”.

Pol Pogba dhe Markus Rashford qëkanë ndryshuar aq shumë, saqë nuk njihen, nëse bën krahasimin e tyre me kohën, kur ekipin e drejtonte trajneri portugez, janë ndër të parët që kërkojnë që Solskjerit t’i jepet një shans shumë më kohëgjatë. Në fakt, kjo kërkesëka të bëjë me marrëdhëniet që ka vendosur Solskjeri me futbollistët e tij dhe që janë krejt ndryshe nga ato që ka pasur me ata Murinjo.

Sidoqoftë, media britanike vazhdon të shkruajë se trajneri aktual i Totenhemit, Maurisio Poçetino, vazhdon të mbesë favorit kryesor që të ulet në stolin e drejtimit të Junajtidit në fund të këtij sezoni.

Sfidanti.al