Ronaldo mos i thuaj këto fjalë: “ Unë s’punoj për rekorde “

Kristiano Ronaldo që tani luan me Juventusin, deklaroi se viti i kaluar ka qenë më i miri në karrierën e tij, për shkak të Ligës së Kampioneve dhe ardhjes së tij në Torinio. Sezonin e kaluar, ai së bashku me Realin fitoi Ligën e tretë të Kampioneve radhazi, ndërsa më vonë Spanjën e ndërroi me Italinë. Megjithëse, ai nuk arriti që ta fitojë “Topin e artë” të gjashtë, pasi atë e fitoi kroati Luka Modriç, kjo gjë nuk e pengon Ronaldon.
“Unë nuk punoj për vendosje rekordesh, por për të mirën e ekipit. Viti i kaluar ka qenë më i miri për mua. Në Serinë A mua më mbulojnë njëlloj si në Spanjë, por këtu ka më pak hapësirë, pasi të gjithë ekipet luajnë shumë mirë në mbrojtje”, i tha futbollisti portugez mediumit “Rekord”, duke shtuar se fitimi i Ligës së Kampioneve është realizim ëndrre, por jo fiksim.
Sfidanti.al