Guardiola i uron suksese Solskjerit: Ai është si unë, i njëjti fat !

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, i uroj fat dhe suksese kolegut të tij më të ri, Ole Gunar Solskjer, që debutoi të shtunën në stolin e drejtimit të Mançester Junajtidit në vend të Zhoze Murinjos dhe që si futbollist ka luajtur më shumë se në 300 ndeshje me Junajtidit. Ky trajner norvegjez është gjetur nga kryesia e “djajve të kuq” si një zgjidhje e përkohshme deri në fund të këtij sezoni, kur pritet që të zëvendësohet me ndonjë emër më “tingëllues” trajneri.
“Ai është si unë. Neve të dyve na u dha shansi që të drejtojmë ekipe, me të cilët kemi luajtur dikur dhe ne e dimë sesi funksionojnë ata. Unë nuk e kisha shumë të vështirë që të drejtoja Barcelonën, duke qenë se kam qenë në atë klub që në moshën 13-vjeçare, kështu që nuk m’u desh që të adaptohesha me të. Unë e kuptoj se bëhet fjalë një situatë dhe punë shumë të ndryshme, por, sidoqoftë, jam i sigurt se fakti që ai ka luajtur me Junajtidin, do ta ndihmojë atë në punën si trajner në këtë klub. Unë i uroj atij fat dhe suksese”, deklaroi Guardiola.
Sfidanti.al