Skena me futbollistin e Flamurtarit, Pollozhani kur mori kartonin e dytë të verdhë dhe po dilte jashtë fushës së lojës, do të kujtohet si një “sfidë” për sistemin VAR që po sundon botën e futbollit. Arbitri Koçi, në një moment miopie, andej nga minuta e 80 e ndeshjes Tirana – Flamurtari, duke menduar se Pollozhani e preku topin me dorë dhe jo me kokë, e largoi nga fusha futbollistin. Në ato momente, skena ishte unikale pasi futbollisti duke dalë dhe duke u betuar se ia kishte bërë koka, dhe jo dora, prekjen e topit që po i kushtonte shumë. Më e bukura, atëhere kur të gjithë po mendonin se Flamurtari mbeti me 10 vetë, mu tek vija ndarëse e fushës, nuk dihet se çfarë thanë me arbitrin e 4-t Cjapi, po aty lindi mrekullia. Arbitri Koçi u përfshi nga mrekullia, ndofta i erdhën sytë me vonesë, urdhëroi që Pollozhani të kthehej prapë në fushë, duke “grisur” kartonin e dytë.
Kjo që ndodhi me arbitrin Koçi dhe futbollistin Pollozhani, edhe pse ndezi një valë tërbimi nga tifozët që hodhën sende në fushë nga kthjellimi me vonesë i arbitrit, do të kujtohet si një gjest emancipues…nëse nuk do të zhytemi nëpër rregullore. Po cili e ktheu vendimin e arbitrit Koçi? Ata që përjetuan skenën kanë besuar se ishin ndihmësat që rrëzuan vendimin, por vetë Koçi paska thënë se..më mirë një vendim i drejtë edhe pse me vonesë disa minuta, se sa një vendim i shpejtë dhe i gabuar kokë e këmbë !
Sfidanti. al