Konte e Murinjo në tjetër duel? Për stolin e madh të Bajernit!

Nuk duan të mbeten prapa. Drejtuesit e Bajernit kanë bërë lëvizjen e parë të madhe në treg, dhe po përgatiten për të dytën. Uli Hënes dëshiron të largohet duke “u këputur si yll”, dhe jo në mënyrë të rëndomtë dhe ja ku pritet të shpenzojë 80 milionë euro për kartonin e Lukas Hernandezit të Atletikos, por edhe të gjejë “dikë për të qenë” për stolin.

Flitet se klubi gjerman po mendon për Zhoze Murinjon dhe për Antonio Konten për të zëvendësuar Niko Kovaçin, dhe me shumë gjasë kjo mund të ndodhë në verë, ndonëse “La Gazeta delo Sport” thotë se mund të ndodhë edhe më parë. Të dy trajnerët janë të lirë, e duket se do të kenë një tjetër duel armiqësor, pas atyre që patën në Angli.

Sfidanti.al