Al Aini i Emirateve të Bashkuara Arabe është ekipi i parë finalist në kampionatin botëror të klubeve mbas eliminimit sensacional, në fakt, me ruletën e penalltive (5-4), mbasi e gjithë ndeshja përfundoi në barazim 2-2, të ekipit kampion të Amerikës Jugut, River Plate.
Golat për ekipin vendas, pasi ky botëror po zhvillohet në Emiratet e lartpëmendura, u shënuan nga suedezi Berg dhe braziliani Kaio, kurse për Riverin të dy golat u shënuan nga kolumbiani Santos Bore.
Sidoqoftë, meritën kryesore për kualifikimin e Al Ainit që drejtohet nga trajneri kroat, Zoran Mamiç, e ka portieri Halid Esa që bëri disa pritje shumë të mira gjatë ndeshjes, ndërkohë që priti edhe penalltinë e pestë të shutuar nga Peresi. River Plate nuk arriti të shënonte nga pika e 11-metërshit edhe gjatë kohës së rregullt të ndeshjes.
Ekipi kundërshtar i Al Ainit në finalen e madhe do të dalë nga ndeshja mes Realit të Madridit dhe Kashima Antlers (Japoni).
Sfidanti.al