Ka detyra në fushë, por edhe detyra jashtë saj. Një të tillë e pati në Skoci edhe Eros Grezda, sulmuesi i kombëtares shqiptare që luan për Rejnxhërsin. Skuadra e trajnerit Stiven Xherrard vizioi një spital për fëmijë në Gllazgou, pikërisht në prag të festës së Krishtlindjeve dhe asaj për Vitin e Ri. Futbollistët e Rejnxhërsit kishin vënë në kokë nga një kapuç të “Babagjyshit”, veçse me ngjyrën e tyre të preferuar, blunë e klubit të tyre.
Grezda ndërkaq, po shpreson që katër ndeshjet e fundit të vitit t’i luajë me sa më shumë minuta, dhe që Rejnxhërsi të mbajë kreun e tabelës. Kjo do të varet shumë nga “Old Firm Derby”, pra nga ndeshja me Sëlltikun në “Ajbroks”, pikërisht në prag të Vitit të Ri.
Sfidanti.al