Nëse ka dy tifozeri në Gjermani krejt ndryshe nga të tjerat, ato janë të Dortmundit dhe Shalkes. Pikërisht, këta të fundit, të mbiquajtur “Blutë Mbretërorë” dhe “Minatorët”, kanë qenë zilia e klubeve të tjerë të Bundesligës, por gjendja duket se po ndryshon për keq. “Zilja” e alarmit ka rënë dhe skuadra duhet ta dëgjojë.
Tifozët më të zjarrtë, ata që e kishin ndjekur ekipin në ndeshjen e fundit të kampionatit në Augsburg, nisën të këndonin në mënyrë tallëse për “fitoren e titullit dhe të Kupës”, një ironi e vërtetë për një ekip që duket se do të luftojë për mbijetesë. Ata kënduan edhe që “ne duam që ju të luftoni”.
Gazeta “Bild” shkruan se zhgënjimi i tifozëve të Shalkes është i madh këtë sezon, sidomos i atyre që ndjekin ekipin jashtë fushe, siç ndodhi në humbjen 1-3 në Porto, 0-3 në Frankfurt dhe më pak në barazimin 1-1 në Ausgburg. Trajneri 33-vjeçar Tedesko dhe lojtarët e tij duhet të nisin kthesën që këtë të mërkurë, në orën 18:30, kur presin Leverkusenin në “Arena auf Shalke”.
Sfidanti.al