Të gjithë te Bajerni ngushëllohen, kampionati s’ka mbaruar…

Bajerni i Mynihut mundi thellë 4-0 Hanoverin, duke vazhduar kështu serinë e ndeshjeve të mira dhe duke treguar se ai po e lë mbrapa krizën që e kishte përfshirë, ndërkohë që presidenti i klubit bavarez thotë se atmosfera në ekip tani është e relaksuar.
“Trajneri është plotësisht i relaksuar dhe e tillë është momentalisht situata edhe në klub. Krizën ne tani e kemi lënë mbrapa dhe, nëse edhe të dyja ndeshjet e mbetuara për këtë vit i nxjerrim me rezultat pozitiv, ne mund t’i festojmë gëzuar Krishtlindjet. Ne shpresojmë që edhe mbas pauzës t’i hidhemi në sulm”, vuri në dukje Uli Hënes.
“Edhe pse ne jemi nëntë pikë mbrapa Borusias së Dortmundit të vendit të parë, kampionati vazhdon të mbetet i hapur, ne shpresojmë se do ta vazhdojmë serinë e fitoreve dhe se Borusia do të humbasë pikë”, theksoi futbollisti i Bajernit, Leon Gorecka. Ai dhe bashkëlojtari tjetër i tij, Xhoshua Kimih, janë të bindur se Bajerni mund të arrijë deri te titulli i kampionit të Bundesligës.
“Unë gjithnjë kam besuar dhe vazhdoj të besoj se ne mund ta fitojmë kampionatin”, komentoi Kimih.
Sfidanti.al