Pa fund te lumtur “dashuria” mes Pepes dhe Beshikatshit

Media turke njofton se drejtuesit e Beshiktashit dhe futbollisti portugez Pepe ranë dakord bashkërisht që ta ndërpresin para kohe bashkëpunimin e ndërsjellë. Në fakt, kontrata e këtij ish-lojtari të Realit të Madridit përfundon në qershor të vitit të ardhshëm, por të dyja palët vendosën që të ndahen që janarin e ardhshëm, kur edhe është parashikuar largimi i Pepes që do të bëhet lojtar i lirë dhe mund të gjejë një klub të ri sipas dëshirës .
Pepe 35-vjeçar, gjatë këtij sezoni, ka luajtur me ekipin e lartpërmendur të Stambollit 17 ndeshje dhe arsyeja e prishjes para kohe të kontratës duket qartë se është situata financiare e Beshiktashit që u eliminua që në fillim nga Liga e Evropës.
Sfidanti.al