Futbollisti i njohur Andrej Arshavin, ish-pjesëtar i përfaqësueses ruse dhe i Arsenalit të Londrës, do të kthehet te Zeniti i Shën Peterburgut, por në pozicionin e një funksionari të lartë. Në fillim të vitit 2019, ai do t’i japë fund karrierës së tij të pasur si futbollist dhe do të fillojë punë si drejtues në akademinë e futbollit të Zenitit të “kryeqytetit verior” të Rusisë. Pritet që ai ta marrë detyrën e re janarin e ardhshëm.
Arshavini, në fakt, është rritur te Zeniti dhe dy herë është kthyer si futbollist te ky ekip peterburgas. Për ekipin nga Shën Peterburgu ai ka luajtur në 283 ndeshje dhe ka shënuar 77 gola. Tani për tani, pra deri në janar, Arshavini luan në klubin Kairat të Kazakistanit, ndërkohë që kulmin e tij si futbollist ai e arriti tek Arsenali i Londrës.
Sfidanti.al