Boksieri legjendar ukrainas, Vladimir Kliçko, në prill të vitit të kaluar, njoftoi pensionimin e tij nga boksi profesionist, por tani ai ka një arsye të fortë që të kthehet. Ai doli “në pension” mbas humbjes ndaj Entoni Xhoshuas në “ndeshjen e dhjetëvjeçarit”, ndërkohë që tani Xhoshua dëshiron që të ndeshet me Deontaj Uajlderin, por ka mundësi që ky i fundit të zhvillojë përsëri ndeshje kundër Tajson Fjurit që u ngjit përsëri kohët e fundit në ring.
Promotori i Xhoshuas, Edi Hern, deklaroi se boksieri britanik është gati të ndeshet me Kliçkon. “Kliçko i ka dërguar vetë një mesazh Entonit, të cilit i ka bërë të ditur se dëshiron të kthehet në ring. Madje, ai i ka vënë në dukje Xhoshuas se ai ndjehet mirë dhe mund të mposhtë çdo boksier”, vuri në dukje Edi Herni.
Ekziston një plan që Xhoshua të ndeshet me Uajlderin më 13 prill 2019. Nëse Xhoshua do të arrijë ta mposhtë Uajlderin, atëherë boksieri britanik do të bëhet zotërues i të gjithë brezave ekzistues të kampionit të peshës së rëndë në boksin profesionist.
Sfidanti.al