Stadiumi i ri modern “Lusail” do të jetë mikpritës i tuneut final të kampionatit botëror që do të zhvillohet më 2022 në Katar. Dizajni i këtij stadiumi përrallor sapo u promovua dhe parashikohet që ai të jetë stadiumi më i bukur, ku janë zhvilluar ndonjëherë ndeshjet e Botërorëve dhe ku do të luhet finalja e kampionatit të ardhshëm “dimëror” botëror të futbollit.
Stadiumi “Lusail” ndodhet 15 km larg nga Doha, kryeqyteti i Katarit, dhe ai do të ketë një kapacitet prej 80 000 vendesh. Në të do të luhen ndeshja e hapjes e Mondialit 2022 dhe ajo finale, kurse, më pas, ky stadium do të shndërrohet në një qendër të madhe sportive multifunksionale.
Sfidanti.al