Derbi i Italisë përfundoi dhe Juvja ia doli 1-0, por dueli në distancë vazhdon. Më në fund, Juventusi po sfidohet nga një milaneze (ashtu si edhe nga Napoli), dhe beteja është tepër e ashpër. Këtë të shtunë, dy skuadrat fituan në mënyrë “binjake”, pra me rezultat të njëjtë 1-0, dhe me golat e shënuar nga dy udhëheqësit e tyre, Kristiano Ronaldo e Mauro Ikardi. Madje, që të dy me penallti. Juvja mundi 1-0 Torinon në derbi, ndërsa Interi ia doli ndaj Udinezes.
Gjithsesi, duel interesant edhe mes drejtuesve. Zv. presidenti i Juventusit, Pavel Nevded, nuk u përmbajt dot, por sulmoi ish-drejtorin e përgjithshëm të klubit, Bepe Marota, që tani ka kaluar tek Interi. “Marota më duket se kurrë nuk ka qenë juventin”, – ishin fjalët e Nedvedit. Vetë Marota nuk është se u kursye shumë. “Interi i këtij viti më duket më përpara sesa Juventusi i vitit 2010, kur nisi projekti për fitoret e titujve radhazi”, – tha drejtori i ri sportiv i zikaltërve.
Sfidanti.al