Flamurtari la pas humbjen e rëndë me Kamzën, dhe arriti një fitore të rëndësishme ndaj Laçit në Superligë. Skuadra vlonjate ia doli në fushën e saj, falë një goli të shënuar nga sulmuesi Danilo Alvesh në minutën e 43-të, ndërsa përballja ishte tepër e fortë. Futbollistët vendas luajtën më mirë në pjesën e parë, duke ushtruar presion e duke krijuar më shumë raste për shënim.
Pas pushimit, sërish formacioni i trajnerit Ilir Daja ishte më lart dhe pati mundësi të realizonte golin e dytë, por në 25 minutat e fundit, Laçi u hodh në sulm, por nuk pati fat. Goditën shtyllën dhe patën mundësi të tjera, por u ndaluan nga portieri Koliçi dhe mbrojtja vendase.
Kjo ndeshje mbylli javën e 16-të në Superligë, dhe Flamurtari mbeti në vendin e 6-të me 25 pikë, ndërsa Laçi është një vend më sipër, me 26 pikë.
Sfidanti.al