“AS” publikon momentin, kur UEFA i kërkon Ramosit .. testin e dopingut

Një skandal i madh po trondit botën e futbollit, qëkur dokumente që ka siguruar uebsajti “Football Leaks”, kanë dalë në publik, duke zbuluar makinacione dhe manipulime që janë mbajtur deri tani të fshehta. Revista e përjavshme gjermane, “Shpigel”, duke iu referuar këtij uebsajti, publikoi një lajm skandaloz, sipas të cilit, kapiteni i Realit të Madridit, Serhio Ramos, ka dalë pozitiv në testin e dopingut që u bë mbas ndeshjes finale të Ligës së Kampioneve të vitit 2017 në Kardif mes Realit dhe Juventusit (4-1).
Sidoqoftë, UEFA e mohoi këtë pretendim, duke vënë ne dukje se jo vetëm se ky institucion sportiv nuk është përpjekur ta mbulojë “rastin Ramos”, por se as nuk është zhvilluar ndonjë test dopingu me Ramosin.
Por, një nga mediumet më prestigjiozë në Spanjë, “AS”, publikon pamjen e xhiruar, kur kapitenit të Realit, Serhio Ramos, iu kërkua mbas ndeshjes së mësipërme që të shkonte për kontroll dopingu dhe në filmim duket qartë sesi ai u kërkoi njerëzve kompetentë që të shkonte në dhomën e zhveshjes që të merrte telefonin e vet celular dhe u kthye menjëherë.
Sfidanti.al