Murinjos po i zbardhen flokët nga Lukaku: ka 238 ditë që nuk ka shënuar ..

Sulmuesi belg Romelu Lukaku erdhi si një përforcim i madh te Mançester Junajtidi, por tranerit të tij, Zhoze Murinjo, po i zbardhen flokët nga nervozizmi nga realizimi i dobët dhe, në përgjithësi, nga loja në sulm e lojtarëve të tij. Junajtidit edhe në ndeshjen e fundit të Premier Ligës kundër Kristal Pallasit i mungoi “municioni” dhe ajo përfundoi 0-0.
Dhe, nëse shihni statistikën e sulmuesit kryesor të “djajve të kuq”, Lukaku, bëhet e qartë se përse Murinjo është i pakënaqur. Ky sulmues belg nuk ka shënuar në “Old Trafford” që nga marsi i këtij viti, më saktë tifozët nuk e kanë parë atë, duke shënuar gol që prej 238 ditësh. Ai ka shënuar në “Old Trafford” për herë të fundit më 31 mars dhe që atëkohë ai ka luajtur në fushë gjithsej 14 orë.
Tifozët kanë filluar të bëjnë shaka në kurriz të Lukakut, duke thënë se atë e “ka zënë gjumi në ‘Teatrin e ëndrrave’”, sikurse e quajnë ndryshe stadiumin “Old Trafford”. Siç duket, i takon Murinjos që ta zgjojë atë nga gjumi!
Sfidanti.al