Kush do të jetë golashënuesi më i mirë më 2018, Mesi , Ronaldo apo….

Kandidatë ka dhe dihet se kush janë dy golashënuesit kryesorë: Leo Mesi që deri më tani ka shënuar 44 gola, dhe Kristiano Ronaldo që në konton e tij ka 43 gola. Mbas tyre vjen Robert Levandovski me 39 gola. Me pak shanse janë Mohamed Salaj dhe Luis Suarez me nga 36, si edhe Hari Kein dhe Antoan Grizman me nga 35.
Ronaldo do të luajë deri në fund të vitit me Juventusin nëntë ndeshje, një më shumë se Mesi (tetë), ndërkohë që edhe Levandovskit i kanë mbetur që të luajë deri në fund të vitit tetë ndeshje.
Nga viti 2010 e këndej, vetëm dy futbollistë e kanë fituar çmimin e golashënuesit më të mirë në një vit kalendarik, Mesi (tri herë) dhe Ronaldo (katër herë), me përjashtim të vitit të kaluar, kur fitoi Hari Keini që ishtë më i miri me 56 gola.
Sfidanti.al