Një trajner i madh është një “strumbullar” i madh për një skuadër të madhe. i tillë edhe Jurgen Klopi që po mban të bashkuar Liverpulin, me objektivin afatgjatë për të sunduar në Angli dhe në Europë. Kjo mund të bëhet vetëm nëse mban lojtarët më të mirë dhe trajneri gjerman po ia del, ndërsa i fundit që u bind prej tij ishte Sadio Mane.
Sulmuesi nga Senegali rinovoi kontratën që kishte me klubin, deri në vitin 2023, ndërsa rroga prej 150 000 paund stërlinash në javë ishte shpërblimi për kontributin e tij të veçantë. Tifozët mund të jenë të qetë, pasi treshja e artë e sulmit nuk do të prishet. Sane bashkohet me Mohamed Salahun dhe Roberto Firminon, që kishin rinovuar përpara tij.
Sfidanti.al