Lebron Xhejms nuk e fal ish skuadrën e tij, Lejkërs mund Klivlendin

Lebron Xhejms u përball me ish skuadrën e tij, Klivlend në kampionatin e NBA. tifozët e pritën me shumë ngrohëtsi basketbollistin e Los Anxheles Lejkërs, një sjellje kjo që ishte në kontrast të plotë me atë që i bënë në periudhën kur ai u transferua te Majemi Hit. por kjo sjellje e tifozëve duket se nuk e preku aspak ‘The King’ që në parket tregoi profesionalizmin e tij duke dhënë maksimumin për Lejkërs dhe duke mos pasur mëshirë për Kavaliers që është në krizë të thellë në këtë sezon të NBA. Lebron Xhejms shënoi 32 pikë dhe rrëmbeu 14 topa në tabelë, ndërkohë që Los Anxheles Lejkërs e fitoi sfidën me rezultatin 109-105.

Konfirmohet kriza e Golden Stejt dhe ajo që e bën atë është Oklahoma Siti e cili dominoi krejtësisht ndeshjen me kampionët e NBA, duke i mundur me 28 opikë diferencë 123-95. skuadra e Uorriors ishte pa Stiven kërri dhe Drejmond Grin dhe e pati të pamundur të përballojë lojën e Thandër për të cilin Shrëder shënoi 32 pikë, ndërsa Rasëll uestbruk regjistroi një ‘triple-double’ me 11 pikë, 11 topa në tabelë e 13 assist. te Golden Stejt të vetmit që morën nota pozitive ishin Kevin Duran me 27 pikë e 14 topa në tabelë dhe Tompson me 27 pikë.

Në Tojota Center, u vunë përballë Hjustoni dhe Detroit që zhvilluan një lojë shumë të rivalizuar mes tyre. Por në fund më të mirën e kësaj sfide e mori skuadra teksane që e fitoi atë me rezultatin 126-124. Xhejms Harden u duk në një formë shumë të mirë në këtë ndeshje me basketbollistin e Rokets që e mbylli atë me 43 pikë, ndërkohë që dha kontributin e tij për teksanët edhe Kapela me 27 pikë e 15 topa në tabelë.

sfidanti.al