Nuk mund të kishte dëshira më të “ndaluara” sesa këto të dyja. Juventusi vërtet mund të fitojë rreth 130-140 milionë euro nga transferimi i Paulo Dibalës (ndoshta tek Mançester Junajtidi), por do të jetë një “mision i pamundur” shkëputja e Kilian Mbapesë dhe Marko Asensios.
Ky është synimi i kampionëve të Italisë, që pas marrjes së Kristiano Ronaldos, kanë aftësi më të madhe bindëse. Natyrisht, do të duhet të shihet se çdo të ndodhë në Champions, sepse nëse Juvja arrin finalen apo e fiton trofeun, padyshim që mund të jetë më e lehtë për t’i sjellë futbollistët.
Problemi i parë është se Paris SG dhe Reali nuk janë nga ata klube që mund të shantazhohen. Kanë financa (ndonëse PSG mund të marrë dënim), kanë edhe presidentë të fuqishëm, që nuk dorëzohen. Së dyti, duhen bindur lojtarët dhe sërish nuk do të jetë e lehtë. Së fundi, do të duhen shumë para, pasi Mbape mund të kushtojë 200 milionë euro, ndërsa Asensio padyshim do të jetë mbi 100 milionë. A i ka Juventusi kaq shumë?
Sfidanti.al