Në vitin 2010, Arena e Klivlendit ishte një “kuti urrejtjeje” dhe kishte një arsye. Lebron Xhejmsi, atëherë 25-vjeçar, kthehej për herë të parë si kundërshtar në Klivlend, i veshur me fanelën e Majemi Hitit. i cilësuar që prej asaj kohe ndoshta si basketbollisti më i mirë në botë, Lebron pati mbi vete gjithë zemërimin e rreth 18-20 mijë tifozëve, që nuk ia falën largimin nga Klivlend Kavaliersi. Ishte padyshim një nga mbrëmjet më të vështira të karrierës.
Duke u ngdhirë e enjtja në Shqipëri, Lebron Xhejms do të bëjë rikthimin e dytë të tij si “armik” në Arenën ku ishte Mbret, tashmë me fanelën e Los Anxhelos Lejkërsit. “Shpresoj të mos jetë si herën e fundit, – u shpreh ai, i pyetur nga gazetarët, – sidoqoftë, nuk ka rëndësi sesi shkon, rëndësi ka se çfarë dhashë unë për qytetin dhe për bashkësinë, dhe ajo që unë vazhdoj të jap. Në fund të fundit, tifozët duhet të përkrahin ekipin e tyre, dhe unë nuk jam më në atë ekip”.
Sfidanti.al