“Portokallia” kthehet në modë, e bardha zbret nga kategoria

Katër vjet më parë, Gjermania u shpall kampione e botës në Brazil, bashkë me ndeshjen-kopertinë, 7-1 ndaj Brazilit, ndërsa Holandën nuk po ia zinte syri kujt. Nga 2014, jemi në 2018, dhe tablojë nuk mund të ishte më e ndryshme. Holanda mundi 2-0 kampionen e botës, Francën, duke dënuar Gjermaninë me rënie nga kategoria në Ligën e Kombeve.

Ja një aspekt i shkëlqyer i këtij konkurrimi që u tall e u sulmua nga shumëkush (edhe nga gjermani i Liverpulit, Klop), por që është në gjendje të krijojë emocione kaq të forta.

“Portokallia” duket se është kthyer në modë, ndërsa ngjyrat bardhe e zi të Gjermanisë, sikur janë çngjyrosur. Nuk dihet se cili do të jetë fati i trajnerit Joakim Lëv, por është e qartë se ringritja gjermane do të duhet të jetë si ajo e Anteut, tepër e vështirë dhe dramatike.

Ja formacioni i Holandës që mundi Francën në Roterdam, me golat e Vajnaldumit (44’) dhe Depait (95’): Cilesen, Dumfris, De Ligt, Van Dajk, Blind, De Ron, De Jong, Bergvejn (Promes), Vajnaldum (Vilhena), Babel (Ake), Depai. Tr. Ronald Kuman.

Sfidanti.al