Futbollisti i Bajernit të Mynihut, Frank Riberi, i kërkoi falje gazetarit francez, Patrik Giu (ish-futbollist), pasi e ofendoi dhe e sulmoi edhe fizikisht atë mbas ndeshjes së raundit të 11-të të Bundesligës mes Borusias së Dortmundit dhe Bajernit (3-2). Gazetari i lartpërmendur, sikurse thuhet, akuzoi direkt Riberin për humbjen e Bajernit, kështu që, kur Giu shkoi t’i merrte një prononcim sulmuesit francez, ky i fundit e ofendoi dhe e goditi me shuplakë. Incidenti në fjalë u konfirmua edhe nga klubi bavarez që bëri të ditur se ai do ta zgjidhte rastin në fjalë.
Media franceze shkruan se gazetari Giu u ftua për bisedë në selinë e Bajernit në Mynih, ku Frank Riberi i kërkoi personalisht falje gazetarit francez në prani të presidentit Uli Hënes dhe drejtorit sportiv të klubit bavarez, Hasan Salihimixhiç. Sidoqoftë, nuk thuhet asgjë, nëse vetë Bajerni do ta dënojë Riberin.
Sfidanti.al